Kalo te përmbajtja

Termat dhe Kushtet e Përdorimit

Përditësimi i fundit: 09.11.2026

Dispozitat e përgjithshme

Kjo faqe përshkruan Termat dhe Kushtet përcaktojnë rregullat dhe kushtet e përdorimit të faqes sonë të internetit, si dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e përdoruesve gjatë shfrytëzimit të përmbajtjes dhe shërbimeve të publikuara.

Pranimi i Termave dhe Kushteve

Duke hyrë dhe përdorur këtë faqe interneti, ju konfirmoni se keni lexuar, kuptuar dhe pranuar Termat dhe Kushtet e përdorimit të PIN Real Estate. Nëse nuk pajtoheni me këto kushte, ju lutemi të mos vazhdoni përdorimin e faqes.

Përdorimi i mëtejshëm i faqes nënkupton pranimin e kushteve të përcaktuara në këtë dokument.

Përshkrimi i shërbimeve

PIN Real Estate ofron shërbime profesionale në fushën e patundshmërive, duke përfshirë:

  • Ndërmjetësimin në shitblerjen e pronave.
  • Ndërmjetësimin në dhënien dhe marrjen me qira të pronave.
  • Këshillimin dhe asistimin gjatë procesit të transaksioneve të patundshmërive.
  • Prezantimin dhe promovimin e pronave përmes platformave tona digjitale.

Informacionet dhe shpalljet e pronave

PIN Real Estate angazhohet që informacionet e publikuara të jenë sa më të sakta dhe të përditësuara.

Megjithatë, çmimet, sipërfaqet, lokacionet, karakteristikat dhe disponueshmëria e pronave mund të ndryshojnë. Për këtë arsye, përdoruesit këshillohen që çdo informacion ta konfirmojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e PIN Real Estate përpara marrjes së vendimeve.

Informacionet e publikuara në webfaqe kanë karakter informues dhe nuk përbëjnë ofertë detyruese apo garanci për përfundimin e një transaksioni.

Pronësia intelektuale

Përmbajtja e kësaj faqeje, përfshirë logon, emrin tregtar, tekstet, fotografitë, materialet promovuese dhe elementet grafike, përbën pronë intelektuale të PIN Real Estate ose përdoret me autorizimin përkatës.

Ndalohet kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo përdorimi komercial i këtyre materialeve pa autorizim paraprak.

Përgjegjësitë e përdoruesve

Përdoruesit obligohen që faqen ta përdorin vetëm për qëllime të ligjshme dhe të mos publikojnë, dërgojnë apo shpërndajnë informacione të pavërteta, mashtruese ose përmbajtje që cenon të drejtat e palëve të treta.

Lidhjet me palë të treta

Faqja mund të përmbajë lidhje me platforma ose shërbime të jashtme. PIN Real Estate nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen, politikat apo praktikat e privatësisë së këtyre platformave.

Ndryshimet në Termat dhe Kushtet

PIN Real Estate rezervon të drejtën për të ndryshuar ose përditësuar këto Terma dhe Kushte në çdo kohë, me qëllim të përshtatjes me ndryshimet në shërbime dhe legjislacionin në fuqi.

Ju pranoni të mos:

  • Përdorni faqen për qëllime të kundërligjshme ose mashtruese.
  • Publikoni apo shpërndani informacione të pavërteta ose çorientuese.
  • Kopjoni, riprodhoni apo përdorni pa autorizim përmbajtjen, fotografitë, logon dhe materialet e PIN Real Estate.
  • Ndërhyni në funksionimin ose sigurinë e faqes së internetit.
  • Përpiqeni të siguroni qasje të paautorizuar në sistemet ose të dhënat e faqes.
  • Përdorni informacionet e publikuara për qëllime që cenojnë të drejtat dhe interesat e PIN Real Estate ose të palëve të treta.

Legjislacioni

Këto Terma dhe Kushte interpretohen dhe zbatohen në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Për çdo pyetje ose sqarim lidhur me këto Terma dhe Kushte, ju lutem na kontaktoni:

info@pin-rks.com